Kosovarët të cilet jetojnë në gurbet jo të gjithë patën mundësi të vijnë në Kosovë për t’i kaluar ditët e pushimit, për arsye të pandemisë, shkruan InLajmi.
Ata mërgimtarë të paktë që u nisën drejtë Kosovës përveç pritjeve të gjata që kanë pasur në ardhje po përballen me probleme të mëdha edhe me tu kthyer nëpër shtetet ku jetojnë.
Kështu shumë shtetas kosovarë po e shfrytëzojnë lirinë e lëvizjes, e shpesh po ka edhe kolona në pika kufitare.
Pikërishtë në Kufirin Serbi- Hungari po ka pritje të gjata deri në 4 orë, për arsye se policia kufitare ka vënë kontrolle të rrepta, duke kontrolluar bagazhet dhe duke ua hedhur nëpër kontenjerë specat që i kanë marrë me vete.
Lexuesit e InLajmit kanë dërguar në adresë të redaksisë sonë disa foto ku shihen shumë speca të hudhura nëpër kontnjere. Lexuesit bëjnë apel te mërgimtarët tjerë që të mos marrin me vete sepse perimet iu perfundojnë kështu. /InLajmi/