Në një intervistë prononcuar për gazetën InLajmi, Besfor Krasniqi, menaxher i Qendrës së votimit 1906E të Fakultetit Filologjik, ka pranuar se kanë pasur disa probleme të natyrës teknike por jo diçka serioze që ka mundur të dëmtojë procesin zgjedhor.
“Procesi ka rrjedhur mirë me disa probleme të natyrës teknike, por jo diqka serioze, mungesë e komisionereve, zëvendësime të komisionerëve, ndërsa me një sallë janë harxhuar fletëvotimet, përndryshe pjesa tjetër ka qenë gjithçka në rregull”, ka thënë për Inlajmin, Besfor Krasniqi.
Përqindja e votuesve në këtë qendër deri në orën 15:00 ka qenë 25.56%, dhe mendohet të jetë më e lartë se ajo e vitit 2017.
Deri në orën 15:00, kanë votuar 4993 qytetarë, prej 19mijë e 234 qytetarëve me të drejtë vote në këtë qendër vendvotimi.
KQZ, do të mbaj një tjetër konferencë në ora 19:00, ku edhe do të mbyllen qendrat e vendvotimit në gjithë Kosovën.