Sot qytetarët e vendit tonë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
Ata sot do të vendosin për përfaqësuesit e tyre,/indeksonline/.
Edhe kandidati për deputet që synon edhe një ulëse në legjislaturën e re në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tashmë ka kryer obligimin e tij.
Ai ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet duke hedhur votën e tij.
Ndërsa në llogarinë Facebook ka shkruar:
Sot është dita kur qlirimi i Kosovës mund të ndodhë për së dyti, betejës së gjatë për të dalë nga kthetrat e zhvatësve, kriminelëve dhe bijëve më të ligë të atëdheut sot do i vijë fundi, i erdhi fundi sepse #erdhidita
Të gjithë ata që me votën e tyre shpërblejnë oligark e mafioz të dëshmuar qe dy dekada, janë të njejtë dhe më të ligë se vetë ata.