Qytetarët sot po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, dhe në përgjithësi deri më tani procesi ka shkuar i qetë me disa incidente të vogla.
Edhe në këto zgjedhje militantë të partive të ndryshme po manipulojnë dhe po shantazhojnë qytetarët.
Edhe Armend Abazi me bashkëshorten e tij, sot u nis në qendrën e votimit në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë për të votuar.
Për dallim nga ai, emri i bashkëshortes së tij nuk gjendej në listë, ndërsa e njëjta në KQZ në listat e regjistruara figuronte pikërisht në qendrën ku ata shkuan.
I shqetësuar, Armend Abazi i është drejtuar Indeksonline, derisa ka thënë që këtë ankesë e ka bërë edhe në KQZ.
“Emri i bashkëshortes sime figuron në KQZ, ndërsa këshilltarja në hyrje, që e njëjta ishte edhe drejtoresha e shkollës e që është me Lëvizjen Vetëvendosje, tha që nuk është në listë.
Na la të prisnim tri orë në fund na futi në një klasë duke thënë se nëse doni mund të votoj me kusht. Nuk jemi vetëm ne nga votuesit, por plot të tjerë kanë votuar për këtë shkas sepse banorët këtu nuk i përkasin partisë së saj”, ka thënë Abazi.
Indeksonline gjithashtu ka verifikuar numrin personal të bashkëshortes së Abazit, ndërsa emri i saj gjendej pikërisht në qendrën “Zenel Hajdini” në kryeqytet./InLajmi/