Komuna e Prishtinës njofton se nga e diela në mëngjes e deri në orën 18:00, do të jetë e mbyllur për trafik rruga “Isa Boletini” në lagjen “Dardania”, përcjell InLajmi.
Rruga e mbyllur përfshihet nga Termokosi në drejtim të KEDS-it.
Njoftimi i plotë:
Rruga “Isa Boletini” në lagjen “Dardania” (nga Termokosi në drejtim të KEDS-it) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Dielen, 19 Korrik prej orës 07:00 – 18:00.
Në këtë kohë do të kryehen punimet në asfaltimin e kësaj rruge.
#prishtina
#shpiPRkrejt/InLajmi/