• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

PDK kundër mënyrës se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut

J G nga J G
18 July 2020
në Politikë
0 0
0
PDK kundër mënyrës se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut
0
SHPERNDARJE
12
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, deputeti Enver Hoxhaj, e ka konsideruar të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e institucionale takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, përcjell InLajmi.

Hoxhaj tha në konferencë për media se PDK nuk është kundër dialogut, por është seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se takimi para dy ditësh në Bruksel tregoi se Qeveria e Kosovës nuk është e përgatitur politikisht dhe përmbajtësisht për dialogun dhe ajo hyri në një proces të tillë, pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa përvojë për këtë proces, dhe pa asnjë ekspert.

“Si pasojë e kësaj qasje të gabuar, Kosova ka rifilluar dialogun me Serbinë pa afat kohor, pa parime dhe pa unitet, duke e dëmtuar pozicionin negociues të Kosovës. Përgatitja e vetme është vetëbesimi naiv, i cili do të mund ta drejtoj këtë proces në një udhë pa krye”, tha Hoxhaj.

Deklarata e plotë e deputetit Enver Hoxhaj:

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e institucionale takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Dua ta them qysh në fillim se PDK nuk është kundër dialogut, por është seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi para dy ditësh në Bruksel tregoi se Qeveria e Kosovës nuk është e pregaditur politikisht dhe përmbajtësisht për dialogun dhe ajo hyri në një proces të tillë:

  • Pa platformë,
  • Pa strategji,
  • Pa konsensus,
  • Pa koordinim,
  • Pa përvojë për këtë proces, dhe
  • Pa asnjë ekspert.

Të dashur qytetarë,

Si pasojë e kësaj qasje të gabuar, Kosova ka rifilluar dialogun me Serbinë pa afat kohor, pa parime dhe pa unitet, duke e dëmtuar pozicionin negociues te Kosovës.

Përgatitja e vetme është vetëbesim naiv, i cili do të mund ta drejtoj këtë proces në një udhe pa krye.

Takimi në Bruksel është vetëm goditje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të të gjitha partive politike në Kosovë për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët karshi Serbisë.

Ky është avazi i njëjtë i ndjekur edhe ish qeveria Kurti, e cila hartoi një listë të detyrave të shtëpisë pa koordinim me Amerikën jashtë, dhe pa unifikim të partive kryesore politike brenda.

Takimi ne Bruksel nuk është dashur të mbahet fare. Nëse Qeveria vetëm pak të kishte ide për dialogun, është dashur që të kërkoj që takimi të shtyhet deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme, si kthimi i Presidentit në Kosovë, koordinimi ndërinstitucional, arritja e konsensusit dhe përgatitja serioze dhe përmbajtësore për këtë proces, i cili është kaq i rëndësishëm, i vështirë dhe i rëndë.

Kur merr pjesë në një proces që është i pa përgatitur, gabimet janë në formë dhe në përmbajtje. Për herë të parë,

delegacioni i Kosovës pranoi të qëndroj dhe ulet pa protokoll dhe i pabarabartë, ku ndërmjetësi i BE-së ishte ulur me palën tjetër.

Është foto e parë e një takimi jo-bilateral të kryeministrit të vendit që kemi nga të gjitha takimet në Bruksel, nga viti 2011.

Më shumë se kjo janë gabimet strategjike. Në takimin e Brukselit u pa se Kryeministri Hoti është mashtruar nga Serbia në përcaktimin dhe renditjen e temave.

Për herë të parë, është futur tema e të zhvendosurve serbë nga Kosova, e cila është e mbyllur që më shumë se një dekadë, para 15 vitesh. Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet në atë proces dhe të vetmit të zhvendosur që nuk po mund të kthehen në pronat e tyre, janë shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës.

Një temë e tillë nuk ka qenë pjesë e negociatave as në Vjenë (2006-07) dhe as në dialogun e Brukselit nga viti 2011. Nga kjo temë, Serbia tenton që përmes numrave ‘artificial’ ta kthej Kosovën në vitet 2000 dhe ta paraqes si një vend ku nuk është mundësuar kthimi i serbëve në Kosovë. (Qëllimi i Serbisë përmes kësaj teme është ta rikthej edhe temën e pronave të Serbisë në Kosovë. Nëse kjo ndodhë, do jetë pasojë e qasjes së gabuar të Qeverisë së Kosovës nga takimi i fundit në Bruksel).

Për më shumë, temën e të pagjeturve, i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak e quajti “simbolike’ duke e relativizuar përballë temave tjera. Kjo është shqetësuese.

Kryeministri Hoti dhe Lajcak duket ta dinë që e vërteta për të pagjeturit e Kosovës është në arkivat e ushtrisë dhe policisë së Serbisë. Kjo çështje nuk është aspak simbolike por një plagë e hapur nga koha e luftës që kërkon zgjidhje imediate.

Nga ajo që u pa nga takimi në Bruksel, u dëshmua një kompleks i rëndë inferioriteti nga ana e Hotit kundrejt Vuçiqit, të cilit iu nënshtrua si për nga gjuha trupore e po ashtu nga ajo verbale.
Kryeministri Hoti, duhet ta kuptoj se nuk e njeh dialogun si proces dhe as temat e tij, as mënyrën e përgatitjes së një takimi dhe as negocimin. Nëse dikush humb nga epilogu i negociatave të papërgatitura është Kosova. Çdo lëshim për mungese dijesh nga ana e tij do ti kushtojnë Kosovës tani dhe gjeneratave qe do të vijnë.

Para se ta shndërroj dialogun në prioritet mbi prioritete, Qeveria Hoti ka të paktën tri top prioritete në Kosovë, të cilat qëllimshëm i ka lënë pas dore.

Dështimi në përballjen me pandeminë, mashtrimi për të krijuar një fond prej 1 miliard eurosh për rimëkëmbje ekonomike dhe mungesa e përkrahjes konkrete për punëtorët janë nevojë urgjente që kërkojnë reagim të menjëhershëm./InLajmi/

Tags: DialoguEnver HoxhajPDKqeveria
Postimi i mëparshëm

Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës

Postimi tjetër

Doktori kosovar tregon se si koronavirusi i ka dëmtuar mushkëritë 30 vjeçarit

Të ngjajshme Postime

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike
Politikë

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku
Politikë

Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku

19 June 2025
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Politikë

Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

19 June 2025
Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut
Politikë

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut

19 June 2025
Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes
Politikë

Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes

19 June 2025
Presidentja Osmani u takua me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, diskutohet për bashkëpunimin ndërshtetëror
Politikë

Presidentja Osmani u takua me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, diskutohet për bashkëpunimin ndërshtetëror

18 June 2025
Postimi tjetër
Doktori kosovar tregon se si koronavirusi i ka dëmtuar mushkëritë 30 vjeçarit

Doktori kosovar tregon se si koronavirusi i ka dëmtuar mushkëritë 30 vjeçarit

Lajmet e fundit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Gashi: Bota po kallet flakë, e ne po zihemi për poste, kjo duhet të marrë fund

Gashi: Bota po kallet flakë, e ne po zihemi për poste, kjo duhet të marrë fund

21 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu