Doktori Besim Bytyqi i cili punon në spitalin e Ferizajt, ka publikuar një rentgen të mushkërive duke treguar se si koronavirusi i dëmton ato, përcjell InLajmi.
Bytyqi ka bërë të ditur se rentgeni është i një 30 vjeçari dhe nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, doktori kosovar Besim Bytyqi ka thënë se shumica e njerëzve po e kalojnë koronavirusin me pak simptoma, mirëpo një pjesë e tyre po luftojnë në mes jetës dhe vdekjes.
Tutje ai ka thënë se nuk dëshiron të bëj panik, por që po flet nga përvoja e përditshme në punën që është duke e bërë në spitalin e koronavirusit në Ferizaj.
Ai ka publikuar një rentgen të mushkërive ku shihet se si koronavirus i ka sulmuar ato.
Postimi i plotë i tij:
Shumica e njërëzve po e kalojnë këtë sëmundje më pak simptoma. Por një pjesë e tyrë po luftojnë mes jetës e vdekjes.
Une nuk podua të bëj panik, por po ju flas nga përvoja e përditshme që jam duke punuar në spitalin e COVID- it në Ferizaj.
Kjo sëmundje nuk pyet moshë.
Aty kemi të hospitalizuar njerëz të kategorive të ndryshme, pleq djem e vajza edhe të reja, në mesin e tyre edhe mjekë dhe infermier.
Shiqoni një rentgen të mushkërive si është katandisur nga ky virus. Ky rentgen nuk është i një plaku 90 vjeqar, por i një të riu nën moshën 30 vjeqar që më herët nuk ka pasur kurfarë sëmundje shoqëruese./InLajmi/