Që nga fillimi i koronavirusit në Kosovë, komuna e Deçanit ka qenë ndër komunat që ka pasur më së paku raste të infektuar me këtë virus, përcjell InLajmi.

Mirëpo javëve të fundit në këtë komunë kanë filluar të rriten rastet. Deri më tash pozitiv kanë rezultuar 11 persona.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të reduktojnë lëvizjet dhe takimet e panevojshme.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të Deçanit,
Në komunën tonë deri më tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19, prandaj na duhet ndihma e të gjithë juve, duke respektuar masat mbrojtëse, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet e panevojshme.
Është shumë e domosdoshme të sillemi me ndërgjegje të lartë qytetare./InLajmi/




















