Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 33 pacientë me Covid-19 pozitivë, përcjell InLajmi.
Sipas raportit 24 orësh nga ekipi kujdestar, 11 prej të prekurve janë me oksigjenoterapi.
Në pritje të rezultatit në këtë spital po ashtu janë edhe 34 pacientë.
Kjo bën që numri i përgjithshëm i të shtruarve në këtë spital si të prekur dhe të dyshuar për koronavirus të jetë 67 pacientë.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë date 14.07.2020 po trajtohen 33 pacientë me Covid-19 POZITIV,
•Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 67 pacientë:
•Janë 33 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv,
•Ne pritje të rezultati të testit janë 34 pacientë,
• 11 pacientë janë me oksigjen,
Ju lutem, ju lutem, ju lutem na ndihmoni,
Vendosni maska!
Mbani distancë fizike !
Lani duart me kujdes disa herë në ditë!/InLajmi/