Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 87 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 31 pacientë, përcjell InLajmi.
Sipas IKPSHK-së rastet e reja janë raste kontakti.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë.
Ndryshe në vend është raportuar se do të bëhet rikthimi i masave./InLajmi/