Ndahet nga jeta mjeshtëri i valleve popullore Besim Zekthi, lajmin e ka bërë me dije Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, përcjell InLajmi.
“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi. Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë.” – thuhet në njoftim.
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendësueshmin, Besim Zekthi./InLajmi/