Stilisti i njohur italian Valentino Garavino, i njohur më së shumti me emrin e tij të parë, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, tha të hënën fondacioni i tij.
Vdekja e tij vjen tre muaj pas vdekjes në moshën 91-vjeçare të mikut dhe rivalit të tij të madh Giorgio Armani më 4 shtator.
Valentino “ndërroi jetë në paqe në rezidencën e tij romake, i rrethuar nga dashuria e të dashurve të tij”, njoftoi Fondacioni Valentino Garavani dhe Giancarlo Giammetti në një deklaratë.
Homazhet për stilistin do të mbahen në PM23, në Piazza Mignanelli 23 në Romë, të mërkurën, më 21 janar dhe të enjten, më 22 janar, nga ora 11:00 deri në orën 18:00
Varrimi do të bëhet të premten, më 23 janar, në orën 11:00, në Bazilikën e Santa Maria degli Angeli e dei Martiri, në Piazza della Repubblica 8 në Romë.

















