Shkruan : Blerim Valla
Edicioni i II – të i festivalit të kulturës shqiptare “Ditët e Nëntorit” i organizuar nga “Fondacioni për Gjakovën”, ka nisur me ngjarjen më të madhe kulturore të këtij viti në Kosovë, me gala koncertin premierë të titulluar “Një Za, një Shpirt”, të sopranos shqiptare me famë botërore, këngëtares lirike numër 1 sot në botë, Ermonela Jaho.

9 minuta e 12 sekonda sa zgjati aria e njohur “Suor Angelica” e operës së famshme “Senza Mamma” e Jacomo Puchinit, ka shpërfaqur gjithë tragjedinë, dhimbjet e humbjet por edhe gjithë historinë e tërë e gjithë asaj çka ka përjetuar qyteti i Gjakovës dhe gjakovarët nga gjenocidi serbo-malezezë gjatë luftës së fundit. Kjo është magjia dhe fuqia e muzikës dhe interpretimi i jashtëzakonshëm plot shpirt dhe emocional i Divës Ermonela Jaho, që bën aq mjeshtrisht të shpërfaqet konteksti historik të Gjakovës përmes operës, mbrëmë në sallën e stërmbushur të Pallatit të Kulturës në Gjakovës ! Notat dhe libretoja aq të ndishme të Puchinit
ishin shkri mjeshtrisht në interpretimin fenomenal të Ermonela Jahos, por që tani ishin ndërlidhur aq bukur me realitetin e djeshëm aq të hidhur e tragjik të një qyteti të tërë.

Sopranoja nr. 1 në botë – Ermonela Jaho, duke interpretuar pjesë nga operat dhe ariet e famshme botërore të Puchinit,Verdit, Bellinit etj, si “Bambino Caro”, “Senza Mamma”, “Suor Angelica”, dridhi por edhe përloti gjithë publikun e bashkë me ta edhe ajo vet për disa minuta me lot në sy përfundoi rnë mënyre tejet origjinale dhe brilante rolin e Angjelikës! Kjo është magjia e interpretimit dhe e mishërimit me tekstin dhe me paraqitjen në skenë! Ky interpretim i saj i jashtëzakonshëm, me këtë arie, ishte një homazh për të gjitha nënat gjakovare që humbën bijtë e tyre në luftën e fundit. E në veçanti për Nënën Ferdonije Qerkezi (që ishte e pranishme në sallë) dhe për Nënën Pashke Marku.

Ermonela Jaho, një yll botëror i skenës operistike, për të gjithë ata që nuk kanë munduar ta ndjekin kudo në koncertet e saj në Washington , New York, Chicago, Londër, Milano etj, patën fatin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm ta shohin në Gjakovë. Faleminderit, Ermonela.
Faleminderit Ermal Hasimja dhe të gjithë organizatorëve e sidomos Fondacionit Për Gjakovën për kënaqësinë e madhe që na dhuruan!

Ermonela Jaho ndezi Gjakovën me një koncert emocional : Një nderim për nënat e vuajtura!
Mbrëmja e kaluar në Gjakovën e kulturës, historisë, e trashëgimisë, nën zërin magjik dhe nën dritën e yllit botëror të operës, Ermonela Jaho, ishte më shumë se një koncert. Ajo shndërroi skenën në një udhëtim shpirtëror të thellë, duke përçuar emocione të forta dhe histori të dashurisë dhe sakrificës. Pas një interpretimi magjepsës, sopranoja dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, nën dirigjimin e maestro Sergio Alapont, i dhanë Gjakovës një natë të paharrueshme, e cila do të mbetet e gdhendur në kujtesën e qytetit dhe të pranishmëve.
Ky koncert special, i mbajtur në kuadër të “Ditëve të Nëntorit”, përkujtonte nënat e vuajtura të Gjakovës, si Nënë Ferdonija Qerkezi dhe Nënë Pashka Marku, që humbën fëmijët e tyre gjatë luftës. Por edhe gjithë viktimat e tjera gjakovare. Me secilën notë dhe çdo fjalë të këngëve të saj, Jaho shpreh një ndjenjë të thellë tragjike, duke e bërë secilin të ndiejë barrën dhe njohjen e kësaj dhimbjeje kolektive.
Organizimi i këtij eventi, i mbështetur nga Fondacioni për Gjakovën në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”, tregon një dashuri të thellë për Gjakovën dhe dëshirën për të ndarë artin dhe kulturën në këto ditë kur qyteti ka më shumë se kurrë nevojë për energji inspiruese. Festivali “Ditët e Nëntorit” është një festë e kulturës, e traditës, e tradhëgimisë dhe e historisë. Dhe koncerti i Ermonela Jahos në Gjakovë ishte një përballje me këto vlera,” u shpreh Ernal Hasimja, njëri nga organizatorët dhe skenaristi i këtij koncerti, por edhe kryesuesi i Fondacionit për Gjakovën.
Interpretimi i Ermonela Jahos, e cila është mirënjohur ndërkombëtarisht, e ngriti skenën në nivele të paharrueshme, duke e bërë Gjakovën të ndjehet si mes qyteteve më të mëdha kulturore të botës. Publiku, që kishte ardhur nga të gjitha anët e Kosovës dhe më gjerë, kishte shfaqur një pasion të jashtëzakonshëm dhe një ndjesi të veçantë për artin, duke u bashkuar në këtë aventurë muzikore.
Me veprat e njohura të muzikës klasike dhe një atmosferë plot emocione, koncerti “Një zë, një shpirt” bëri jehonë në zemrat e të pranishmëve, duke u bërë një thirrje për mos harrimin e sakrificave të nënave dhe popullit shqiptar. Nën ritmin e muzikës, historia e shqiptarit u bë e të gjithë neve, duke na rikujtuar se sa fort na lidh arti kur përfshin përjetime të thella njerëzore.
Në fund, mbrëmja përfundoi me duartrokitje dhe një ndjesi falenderimi për një shtesë të tillë në kulturën e Gjakovës. Sopranoja mbylli koncertin me një dedikim të veçantë për nënat e të dashura gjakovare të cilat me këtë koncert u bënë edhe të saja, duke i kthyer lotët e saj në fjalë të kuptimta, për të gjithë ata që vuajnë dhe shpresojnë.

Ermonela Jaho erdhi dhe interpretoi në Gjakovë, jo si një yll i madh operistik botëror, por si bijë e këtij qyteti që e ka mbështetur këtë festival qysh nga korriku i këtij viti kur e vizitoi Gjakovën. Një natë e tillë do të mbetet një dëshmi se sa thellë mund të depërtojë arti në shpirtrat tanë, duke na bashkuar dhe na rikthyer në rrënjët tona. Me këtë koncert unik Gjakova u bë metropol i operës njësoj si Milano Parisi, Londra, Madridi, New York-u… Sopranoja më e mirë botërore aktualisht ndonëse këndoi me gjuhën dhe fjalët e kompozitorëve më të njohur lirik botëror, ajo i këndoi tragjedive, dhimbjeve e dramave shqiptare. Një shfaqje unike dhe e papërsëritshme sepse Diva e muzikës klasike mund ta realizonte këtë shfaqje me zërin e saj dhe me shpirtin e saj vetëm në Gjakovë.
Dhe për gjithë këtë Ermonela Jahos qyteti i Gjakovës, duhet t’i ndaj Çmimin “Nderi i Gjakovës”!
Fotografitë: Shkëlzen Rexha
















