Pamje të reja dramatike janë publikuar nga sulmet ajrore që Irani ka ndërmarrë kundër Izraelit, duke përfshirë Tel Avivin dhe Haifën.
Bëhet e ditur se televizioni shtetëror iranian konfirmoi nisjen e një sulmi të kombinuar me raketa dhe dronë, shkruan skynews.
Ndërsa ushtria iraniane paralajmëroi civilët në “territoret e pushtuara” që të evakuohen nëse “duan të qëndrojnë gjallë”.
Ndërkohë, raportohet se janë dhënë urdhra për evakuimin e disa selive të mediave izraelite.
Sipas Gjeneral Naeini, të raportuar nga Agjencia Iraniane e Lajmeve (IRNA), Irani do të vazhdojë sulmet e tij gjatë gjithë natës.
“Pak çaste më parë, filloi vala e nëntë e sulmit të përbashkët me dronë dhe raketa, dhe sulmet do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në mëngjes”, tha Naeini.