Një grup qytetarësh organizuan sot një protestë paqësore para Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për mungesën e konstituimit të tij,
Protestuesi Orest Havolli mbante një pankartë me mbishkrimin “500.000 euro”, duke theksuar se kjo shumë është shpenzuar deri më tani në mëditje të deputetëve, të cilët ende nuk kanë përmbushur obligimin e tyre për ta funksionalizuar Kuvendin, raporton E.O.

“Janë taksat tona që po shpenzohen, ndërsa Kuvendi ende nuk është konstituuar”, tha ai.

“E patë që partitë opozitare janë të pa përgjegjshëm ndaj pyetjeve si qytetarë, sepse ata paguhen me taksa tona dhe kanë obligim moral që të përgjigjen në pyetje e mia apo nga çfarë do individ. Arsyeja pse 500 mijë euro sepse e kalon shumë 500 mijë euro por që mëditja që 120 deputet në Kuvendin e Kosovës është 160 euro, nëse e kalkulojmë është seanca e 27 duke u bajt, shuma për mbi 500 mijë euro është se paguhen 160