Dështoi edhe vazhdimi i sotëm i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ishte përpjekja e 16-të me radhë për konstituim të këtij institucioni ligjvënës,
Vazhdimi i sotëm pa ndonjë ndryshim me vazhdimet e mëparshme: përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke këmbëngulur se është gruaja më e votuar, ndërsa tri partitë e tjera më të mëdha PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë kundër kësaj kandidateje, duke e cilësuar si figurë përçarëse, raporton Ekonomia Online.
Presidentja Vjosa Osmani sot nga ora 13:00 nis konsultimet me partitë politike me synimin që të gjendet një zgjidhje për kapërcimin e bllokadës së krijuar drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës