• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Jeta në çifte

Shija e ëmbël e romantizmit

J G nga J G
14 May 2025
në Jeta në çifte
0 0
0
Shija e ëmbël e romantizmit
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Juristët, sidomos ata të specializuar në të drejtën e punës, thonë se “djalli fshihet në detaje”, sepse ndonjëherë një fjalë e vetme mund të ndryshojë tërësisht kuptimin e një teksti ligjor. Por edhe romantikët e njohin rëndësinë e detajeve, megjithatë ata i japin një tjetër kuptim: “parajsa fshihet në detaje”. Kjo është pikëpamja e njerëzve romantikë.

Askush nuk e di me saktësi kur nisi “epidemia” e frikës ndaj romantizmit. Dukej sikur të gjithë kishin një lloj tmerri nga mundësia për t’u quajtur “banalë”. Por ata nuk e dinin se romantizmi nuk është domosdoshmërisht banal dhe as që banaliteti është gjithmonë romantik. Si çdo gjë tjetër në jetë, edhe këtu gjithçka varet nga ekuilibri.

Ajo që e dallon të bukurën nga të zakonshmen është sinqeriteti. Një poezi është banale kur mundohet të impresionojë me fjalë të zbukuruara, në vend që të shprehë ndjenjat e vërteta. Çdo gjest që duket i dashur, por ka për qëllim të shkaktojë admirim apo habitje, në vend që të sjellë ngrohtësi dhe mirësi te personi i dashur, është po ashtu banal. Dhe kjo sepse është i shtirur, jo i sinqertë – ndaj shpesh edhe qesharak.

Romantizmi i jep jetës ngjyra

Një akullore me shije vanilje është një akullore me shije vanilje kudo që të jesh. Por nëse të servohet me pak fëstëkë, me çokollatë të shkrirë dhe në një formë të bukur, menjëherë e shijon ndryshe. E ndien veten më të lumtur, më të përkëdhelur, më të vlerësuar. Në atë moment, akullorja nuk është më thjesht një ëmbëlsirë – është një kënaqësi e veçantë.

Këto detaje, që në dukje nuk janë të domosdoshme, mund të zgjojnë emocione të thella dhe të bëjnë që një çast i zakonshëm të shndërrohet në një kujtim të paharrueshëm. Pikërisht dashuria në çift është terreni më i natyrshëm për të shprehur romantizmin. Ndoshta, nëse ndonjëherë keni shkruar një poezi, e keni bërë në një moment dashurie të thellë. Lule, çokollata apo letra dashurie – janë gjeste që lidhen ngushtë me dashurinë romantike. Ato janë karburanti i fshehtë i pasionit.

Një person romantik di ta zbukurojë jetën me mijëra ngjyra. Dashuria mund të ekzistojë edhe pa romantizëm, por romantizmi i jep asaj shkëlqimin më të ndritshëm. Ai krijon kujtime të paharrueshme dhe e kthen çdo moment të vogël në një përjetim të vërtetë.

Frika nga romantizmi

Në thelb, një gjest romantik është një shprehje e qartë dashurie dhe një tregues i rëndësisë që i jepet personit tjetër. Ai arrin ta shndërrojë një moment të zakonshëm në diçka të jashtëzakonshme. Është shenjë kujdesi, vëmendjeje dhe dëshire për ta ngritur tjetrin lart. Zakonisht, të papriturat e vogla romantike sjellin ndjenja kënaqësie dhe plotësie. Megjithatë, shumë njerëz e jetojnë dashurinë me kujdes të tepërt. Ata nuk duan që tjetri të kuptojë sa shumë u intereson apo çfarë janë të gatshëm të bëjnë për ta bërë të lumtur. E jetojnë dashurinë në mënyrë “mekanike”, si një detyrë funksionale – pa teprime, pa “banalitete”, pa shumë ndjenja. Ka edhe nga ata që janë emocionalisht të ftohtë. Nuk i durojnë dot poezitë dhe qeshin kur dëgjojnë një serenatë. Për ta, dashuria është më shumë mbështetje, komunikim, mirëkuptim – dhe jo muzikë me violinë, aromë trëndafilash apo fjalë të ëmbla në vesh, përcjell Revista Psikologjia.

E vërteta është se në jetë nuk ka formula të gatshme. Por ajo që dihet është se jeta bëhet më e bukur kur kemi pranë një njeri që di të na bëjë të ndihemi të veçantë. Dhe po ashtu, është më e ndritshme kur arrijmë ta bëjmë dikë të buzëqeshë sinqerisht, vetëm me një gjest të vogël dashurie. Romantizmi është si melodia që i jep shpirt fjalëve – për t’i kthyer në këngë.

Tags: Dashuria
Postimi i mëparshëm

Kutitë e fundit / PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

Postimi tjetër

Mëngjesit I ftohtë, dita e mërkurë vijon me diell dhe vranësira të pakta lokale

Të ngjajshme Postime

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…
Jeta në çifte

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Detajet që bëjnë diferencën në një marrëdhënie të qëndrueshme
Jeta në çifte

Detajet që bëjnë diferencën në një marrëdhënie të qëndrueshme

19 June 2025
Çështjet për të cilat çiftet zihen më shumë, në vitin e parë të martesës
Jeta në çifte

Çështjet për të cilat çiftet zihen më shumë, në vitin e parë të martesës

19 June 2025
Jetëgjatësia e një marrëdhënieje varet nga inteligjenca emocionale e mashkullit
Jeta në çifte

Jetëgjatësia e një marrëdhënieje varet nga inteligjenca emocionale e mashkullit

18 June 2025
7 mënyra flirtimi që (pa e kuptuar) të bëjnë shumë më tërheqëse
Jeta në çifte

7 mënyra flirtimi që (pa e kuptuar) të bëjnë shumë më tërheqëse

16 June 2025
5 cilësi dhe sjellje që femrat mendojnë se u pëlqejnë meshkujve, por në fakt ata i urrejnë
Jeta në çifte

5 cilësi dhe sjellje që femrat mendojnë se u pëlqejnë meshkujve, por në fakt ata i urrejnë

16 June 2025
Postimi tjetër
Moti në Kosovë, “pranveror”

Mëngjesit I ftohtë, dita e mërkurë vijon me diell dhe vranësira të pakta lokale

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu