• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Gërxhaliu: Kur i sheh pensionet e pagat, e kupton se ku është Kosova

J G nga J G
26 April 2025
në Ekonomi
0 0
0
Gërxhaliu: Kur i sheh pensionet e pagat, e kupton se ku është Kosova
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, kritikoi qasjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ndaj parashikimeve ekonomike, duke rikujtuar se vlerësimet pozitive për Greqinë në të kaluarën nuk e ndaluan krizën e thellë ekonomike që çoi drejt falimentimit të shtetit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu, theksoi se FMN po ndjek një qasje të ngushtë në Kosovë, duke u fokusuar vetëm në stabilitetin bankar dhe makrofiskal, ndërsa injoron faktorë të tjerë të rëndësishëm si papunësia, mungesa e investimeve të huaja dhe korrupsioni.

“Parashikimet e FMN-së se Greqia do të ketë rritje ekonomike pozitive ndër vite e çuan këtë shtet drejt falimentimit. Parametrat ekonomikë në Greqi qe nga viti 2003 kanë qenë mjaft shqetësues, sidomos sa i përket punësimit, investimeve të huaja, korrupsionit, stagnimit ekonomik dhe rënies së eksporteve. Ndihmat nga BE-ja dhe konsumi apo shpenzimet dhe korrupsioni i përcjellë me inflacion ishin shtyllat e vetme që funksiononin në atë kohë, derisa shteti grek nuk u gjend para falimentimit dhe u nevojit ndërhyrje emergjente e BE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për të shpëtuar”, tha Gërxhaliu, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, Kosova po përballet me një situatë të rëndë ekonomike dhe sociale, të ndikuar edhe nga masat ndëshkuese të BE-së, emigrimi masiv, varësia nga importet dhe rritja e kredive konsumuese.

“Në Kosovë misioni i FMN-së bazohet vetëm në monitorimin e stabilitetit bankar dhe makro fiskal që është qasje e gabuar. Kosova ka nevojë për një monitorim horizontal, ku analizohen edhe parametra të tjerë ekonomikë dhe aty të jepen rekomandime dhe parashikime reale për rritje ekonomike. Kosova sot është nën masa apo sanksione ekonomike nga Bashkimi Evropian, që dëmtojnë në aspektin ekonomik, politik, social, integrues dhe psikologjik. Kosova ka mungesë të stabilitetit politik që e ngufat zhvillimin dhe perspektivën ekonomike. Kosova ka përqindjen më të ultë të investimeve të huaja, duke anashkaluar diasporën”, tha ai.

Gërxhaliu theksoi se është e domosdoshme një analizë më e thellë dhe gjithëpërfshirëse për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe për të shmangur iluzionet për gjendjen reale në Kosovë.

“Kosova është shtet i varur nga importi, ku në vitin 2024 kemi importuar mbi 6.3 miliardë euro dhe krahas kësaj kemi importuar edhe inflacion të heshtur, ku jetën e qytetarëve e bënë më të shtrenjtë sesa në Evropë. Nga Kosova po ikin të rinjtë në heshtje që është një ikje më e rrezikshme sesa eksodi. Që nga fillimi i liberalizimit të vizave, Kosovën e kanë braktisur 170.000 qytetarë. Sektori privat është i ballafaquar me presione politike të papara dhe me mungesë të dialogut publiko- privat. Korrupsioni dhe tenderët njëburimor janë rekord dhe po vazhdojnë të rriten”, shtoi ai.

“Projektet publike dhe implementimi i tyre janë në pikën kritike dhe po ngufatin sektorin privat. Rritja e kredive bankare është shqetësuese, kreditë konsumuese janë në rritje të madhe dhe kur i shtohet fakti i shfrytëzimit të overdraftit nga qytetarët e paraqet realitetin ekonomik të Kosovës. Kur e analizoni pagën minimale, pagën mesatare dhe pensionet e kuptoni se ku është Kosova në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian. Me këta indikatorë ekonomikë dhe pikërisht vetëm disa prej tyre që janë aktualisht në Kosovë të thoni se Kosova ka zhvillimin më të madh ekonomik në Evropë nuk i bëni nder as Kosovës e as qytetarëve të saj. Kosova ka nevojë për kritikë konstruktive që është në funksion të zhvillimit e jo për parashikime të segmentuara që më shumë irritojnë sesa që ndihmojnë”, përfundoi ekonomisti.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar të enjten se Kosova pritet të ketë rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë për vitin 2025, sipas projeksioneve të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Murati theksoi se ky vlerësim pozitiv vjen pas përmbylljes së suksesshme të një programi dyvjeçar reformash të dakorduara me FMN-në. Ai tha se gjatë muajit të kaluar ka pritur në Prishtinë dy delegacione të rëndësishme ndërkombëtare, zv. presidentin e Bankës Botërore, Akihiko Nishio, dhe misionin e FMN-së të udhëhequr nga David Amaglobelli.

Sipas ministrit në detyrë, të dyja institucionet kanë përgëzuar Kosovën për performancën ekonomike dhe për maturinë fiskale që ka treguar në vitet e fundit.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por herët a vonë do të vërehen”, u shpreh Murati, duke shtuar se Kosova ende nuk e ka arritur potencialin e plotë, por përkundër sfidave do të vazhdojë drejt progresit.

Tags: Safet Gërxhaliu
Postimi i mëparshëm

Ermal Meta në kopertinën e revistës së famshme italiane “Vanity Fair Italia”: Historia e këngëtarit që adoptoi 2 vajza nga jetimorja në Shqipëri

Postimi tjetër

Trump, Macron dhe liderë tjerë botërorë në funeralin e Papës, në Vatikan

Të ngjajshme Postime

Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal
Ekonomi

Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal

15 August 2025
ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje
Ekonomi

ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje

13 August 2025
Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera
Ekonomi

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

28 July 2025
Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet
Ekonomi

Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet

27 June 2025
Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve
Ekonomi

Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

23 June 2025
Berjani: Nuk ka asnjë shans teorike që nafta të bëhet 10 euro!
Ekonomi

Berjani: Nuk ka asnjë shans teorike që nafta të bëhet 10 euro!

17 June 2025
Postimi tjetër
Trump, Macron dhe liderë tjerë botërorë në funeralin e Papës, në Vatikan

Trump, Macron dhe liderë tjerë botërorë në funeralin e Papës, në Vatikan

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu