Vëllaznimi e ka fituar ndeshjen e dytë çerekfinale të Play-Offit ndaj Prishtinës me një rikthim fantastik në rezultat.
Në pjesën e parë, ekipi gjakovar ishte duke u mposhtur me 11 pikë më shumë, pasi Prishtina e fitoi çerekun e parë me rezultat 16:28, kurse Vëllaznimi të dytin me një pikë më tepër, 21:20.
Vendasit u kthyen në lojë duke e fituar periodën e tretë me 13 pikë më tepër se kryeqytetasit, 28:15, ndërsa, fitoren e vulosën në 10-minutëshin e fundit, të cilin e fituan me 15 pikë më shumë, 25:10, njofton Klankosova.tv.
Gjysmëfinalisti i Play-Offit do të mësohet në ndeshjen e ardhshme, e cila do të luhet të mërkuren.
Më i miri te Vëllaznimi ishte Hellems me 37 pikë, 10 kërcime e katër asistime, ndërsa te Prishtina u dallua Davis me 17 pikë, pesë topa të vjedhur e një asistim.
