• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Teatër

Një sukses i plotë i dramës rome

J G nga J G
8 April 2025
në Teatër
0 0
0
Një sukses i plotë i dramës rome
0
SHPERNDARJE
64
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Osman Goranci

Në kuadër të 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, në skenën e Teatrit, “Bekim Fehmiu” në Prizren, mbrëmë në interpretim të aktorëve të teatrit rom, “Nexhip Menekeshe”, u dha Premiera e shfaqjes, “Në kërkim”, një trilogji nga dramat e Bertold Brehtit, shkruan InLajmi.

Artdashësit e shumtë prizrenas të cilën e kishin mbushur sallën e teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren, mbrëmë paten kënaqësinë të përcjellin një lojë të jashtëzakonshme e mbresëlënëse duke u mishëruar fuqishëm dhe thellë me trilogjinë Brehtiane, në regjinë e mjeshtrit Mahir Musliu.

Foto: Syri Ramadani
Foto: Syri Ramadani

Duke iu qasur problemeve shoqërore dhe të kohës, shfaqja “Në kërkim”, na ktheu në retrospektivë kohore, me disa ngjarje falë Brehtit, njërit nga prijëtarët e dramës moderne, me një shtruarje të bukur skenike, nga regjisori Mahir Musliu, i cili edhe e kishte bërë përzgjedhjen e disa akteve nga dramat e Bertold Brehtit, duke krijuar një trilogji të shkëlqyer, “Në kërkim të drejtësisë, të shkencës dhe të spiunit”. Hiperbolizimi i veprimeve, me plot dramaticitet, si shprehje e organizuar në shumë punkte veprimi që njëkohësisht ishin në funksion të zbërthimin e temës, janë vula regjisoriale e Musliut.

Foto: Syri Ramadani

“Kaluam gjashtë muaj nga fillimi i punës në këtë tekst dhe një muaj e dhjetë ditë punë ekipore deri në finalizim e këtij projekti! Nga ajo ditë kam punuar sinqerisht dhe pa pushim për ta bërë këtë punë deri në premierë. Edhe kur kam qenë i lirë, isha i angazhuar në lirinë time, vetëm që shfaqja të dalë sa më mirë, t’ua plotësoj kërkesat e këtij ansambli kompakt, poashtu t’i përmbushë edhe ato kërkesa e përmbushje t’mia” – tha për InLajmin regjisori i talentuar Mahir Musliu.

Foto: Syri Ramadani
Foto: Syri Ramadani

Në anën tjetër bazuar në konceptin regjisorial, aktorët e përgatitur mirë u dhanë energji peronazheve që i luanin me aq passion e shndërrim, deri në natyralizëm, duke u konvertuar me sukses në problematikat e kohës. Kështu aktorët: Fatmir Menekshe, Daut Qulangjiu, Gjelal Dogani, Benjamin Menekshe, Melisa Menekshi, Gjynejt Kalo, Mijedin Shope, Gynesh Veshall dhe Urma Menekshe, si një ekip i jashtëzakonshëm solli shpirtin dhe emocionin në skenë, duke u duartrokitur gjatë nga publiku që e kishte mbushur sallën e teatrit, “Bekim Fehmiu” në Prizren.

Foto: Syri Ramadani

Nga Fatmir Menekshe, kryetar i teatrit rom, “Nexhip Menekshe” në Prizren, për suksesin e kësaj shfaqjeje premierë, kanë kontribuar edhe Burim Mustafa, Drejtor i Teatrit “Bekim Fehmiu”, i cili u ka ofruar në dispozicion hapësirat për prova dhe ndihmë të pakursyer të këtij teatri, pastaj Gezim Sertollaj, koreograf në zë jo vetëm në Prizren, Benjamin Menekshe asistent regjie, Skender Latifi dizajner i dritave, Flamur Krasniqi tonist i shfaqjes, Fikrim Menekshe, ndriçues. Faruk Ibrahimi e Alban Krasniqi.

Në fund të shtojmë se për shkak të interesimit të madh të publikut jo vetëm prizrenass, reprizza e kësaj shfaqjeje do të jepet edhe me 9 prill në teatrin e qytetit Bekim Fehmiu me fillim në orën 20;00 /InLajmi/

Tags: Prizren
Postimi i mëparshëm

Kosova dhe Serbia këmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Postimi tjetër

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja – historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit

Të ngjajshme Postime

“Kthimi i Euridikës”, në gjuhën angleze
Teatër

“Kthimi i Euridikës”, në gjuhën angleze

16 May 2025
Nderohet dhe përkujtohet aktori i madh Mirush Kabashi në 77 – vjetorin e lindjes së tij
Teatër

Nderohet dhe përkujtohet aktori i madh Mirush Kabashi në 77 – vjetorin e lindjes së tij

25 April 2025
“Diamanti”, kryevepra e re e regjisorit Ozpetek, shfaqet në Tiranë
Teatër

“Diamanti”, kryevepra e re e regjisorit Ozpetek, shfaqet në Tiranë

16 April 2025
Opera “Rozafa”, premierë botërore në Universitetin e Arteve në Tiranë
Teatër

Opera “Rozafa”, premierë botërore në Universitetin e Arteve në Tiranë

5 April 2025
Teatri “Hadi Shehu” i Gjakovës mes lavdisë së dikurshme dhe sukseve të reja!
Teatër

Teatri “Hadi Shehu” i Gjakovës mes lavdisë së dikurshme dhe sukseve të reja!

28 March 2025
Teatër

“Magjistari i Ozit” një shfaqje e realizuar me regji moderne

12 June 2024
Postimi tjetër
“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja – historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja – historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu