Gjestit i janë bërë mbi 503 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, numri i ndjekësve i është shtuar dukshëm me hyrjen në Big Brother Vip Albania, shkruan InLajmi.
Tash më Gjesti është shndërruar në një fenomen duke u bërë banor i dy Big Brother-ve shqiptarë, i cili ka rrëmbyer zemrat e publikut, duke kaluar mbi 150 ditë në izolim.
Për këtë arritje mbi gjysmë milioni ndjekës në profilin zyrtar, këngëtari nga Peja kashprehur mirënjohje dhe falënderimer të gjithë mbështetësit.
“Gjysmë milioni individë të mrekullueshëm! Unë jam shumë mirënjohës për secilin prej jush që e ka mbështetur, pëlqyet komentuar dhe ndjekur këtë rrugëtim. Dashuria dhe pozitiviteti juaj do të thotë bota për mua. Le të vazhdojmë të rritemi dhe të arrijmë gjëra të mrekullueshme së bashku! Faleminderit nga zemra”, shkruan në postimin falënderues në profilin e Gjestit/InLajmi/