Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi në Pressing në T7 se “Lumir Abdixhiku nuk ka qare pa tregu se cila është arsyeja që mori masa ndaj tij”, sipas tij masë e kundërligjshme dhe jo sipas statutit të partisë.
Veliu tha se vendimi i Abdixhikut ndaj tij është “inatçor”.
“Këtu shihet që Lumir Abdixhiku ka diçka personale me mua edhe ai kurrë nuk e ka sqaru çfarë ka personale me mua, por do të vijë një ditë që nuk ka qare pa e tregu cila është arsyeja që ai ka marrë masa të kundërligjshme ndaj meje”, tha Veliu në Pressing.