• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 8 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Teatër

“Magjistari i Ozit” një shfaqje e realizuar me regji moderne

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
12 June 2024
në Teatër
0 0
0
0
SHPERNDARJE
113
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan : Blerim Valla

Adhuruesit e vegjël dhe jo vetëm, të artit skenik të Gjakovës dhe më gjërë, pos premierës e cila u dha kohë më parë, po kanë mundësi qe sa kohë, për çdo të shtunë paradite, të kënaqen me një shfaqje e cila po sjell magji skenike dhe lumturi.

Gjithashtu po komunikon shumë mirë me adhuruesit e vegjël të artit skenik duke zhvilluar kështu imagjinatën fëmijërore.

Bëhët fjalë për realizimin skenik me titull “Magjistari nga Ozi”, të autorit Frenk Baum, me të cilën teatri gjakovar hapi për këtë vit sezonin teatror.

Shfaqje kjo që mbase po përpiqet ta përsërit (!) atë që e kishte bërë këtu e para 40 viteve (1984) shfaqja e njohur e Teatrit Profesionist të Gjakovës “Shoku Gaf ” me aktorin e njohur Hysen Binaku në rolin kryesor, dhe e cila kishte pasur numër rekord reprizash ndonjëherë në historikun e teatrit kosovar, me mbi 200 repriza !

Në qendër të kësaj shfaqjeje janë aventurat e vajzës së vogël, Dorothi, në tokën e Ozit, kur një tornado e shkëputi atë nga ferma ku jetonte në Kansas.

Së bashku me qenin e saj të adhuruar Toto-n, ajo do të ndeshet me personazhe të çuditshme derisa të mbërrijë në mbretërinë e magjistarit Oz. Dorothy shkon në Qytetin e Esmeraldit për të takuar Magjistarin, i cili do ta ndihmojë për të gjetur rrugën për në shtëpi, por ajo zbulon se Magjistari është në fakt një mashtrues.

Udhëtimi është një alegori i rrugës drejt zbulimit të identitetit vetjak.

Është kjo përmbajtja e shkurtër e kësaj shfaqja regjinë e të cilës e ka bërë regjisori tashmë i njohur gjakovar, Butrint Pasha, ndërsa në rolet kryesore paraqiten Vlora Dervishi, Ylber Mehmeti, Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Arbies Komoni, Elida Shasivari, Vlera Pylla, pastaj Altina Kusari, Besfort Berberi, Valon Pallaska dhe Edi Gjakova, skenografinë Petrit Bakalli, kostumet Vesë Kraja, kurse muzikën e ka komponuar Adhurim Grezda.

Historia e Magjistarit të Ozit që jeton në Qytetin e Esmeraldit i ka rezistuar kohës.

Libri me titull The Wizard of Oz, shkruar në vitin 1900 nga Frank Baum, është realizuar disa herë në skena teatrore dhe në film.

Produksioni më i suksesshëm u realizua në vitin 1939 me aktoren Judy Garland, Tani një realizim i ri modern, përgatitur nga trupa e Teatrit të Qytetit “ Hadi Shehu” të Gjakovës, u ofron shikuesve të vegjël dhe jo vetëm, të shekullit XXI, duke na kujtuar ngjarjet e historisë së Magjistarit të Ozit.

Realizimi i regjisorit Besfort Pasha ofron një histori interesante, efekte të pasura vizuele si dhe aktrim me mjeshtëri, duke ju afruar realizimit origjinal Magjistari i Ozit ku Dorothy, ishte luajtur nga e njohura Judy Garland, e cila me sandalet e kuqe, u bë një simbol kombëtar i Amerikës.

Kurse në këtë shfaqje të Teatrit “Hadi Shehu” me rolin e saj brilant shkëlqeu aktorja e re por tashmë e dëshmuar me shumë role të forta, Vlora Dervishi.

Ajo ishte ylli i kësaj shfaqjeje, e cila me paraqitjen e saj skenike, fizikusin dhe me lojën e hapur pa komplekse, na kujtoi primadonën e Teatrit të Qytetit “ Hadi Shehu” të Gjakovës, të madhen Myrvete Kurtishi, në vitet e saja më të mira!

Pos saj me lojën e tyre u dalluan edhe aktorët Ylber Mehmeti, Edmond Hafizademi, Arbies Komoni, Elida Shasivari, Vlera Pylla etj.

“Magjistari i Ozit”, vepra e mirënjohur e autorit amerikan Fank Baum, erdhi për publikun gjakovar, duke prekur skenën e teatrit të Gjakovar në një version modern, ku loja e aktorëve ndërthuret me imazhe video-projeksion, i cili në këtë rast nuk luan vetëm një rol estetik por edhe ndërveprues e që u pëlqye shumë nga spektatoret e vegjël dhe jo vetëm.

Kurajoja dhe altruizmi i protagonistes së veprës, Doroti (interpretuar me plot liri skenike dhe imagjinatë nga Vlora Dervishi) dhe udhëtimi aventuresk i saj në përpjekjen për t’u rikthyer në shtëpi, pastaj miqësia e vërtetë që krijon gjatë udhëtimit të vështirë me luanin, druvarin dhe dordolecin, janë një mesazh kuptimplotë për fëmijët sesa e rëndësishme është miqësia dhe se vetëm me mbështetjen e saj vështirësitë kalojnë dhe arrijmë suksesin në jetë./InLajmi/

Tags: AktoriBlerim VallaGjakova
Postimi i mëparshëm

Maqedonci: Kemi kufizime sa i përket koordinimit paraprak

Postimi tjetër

Njerëzit e keqtrajtuar si fëmijë priren të kenë probleme me gjumin

Të ngjajshme Postime

Nderohet dhe përkujtohet aktori i madh Mirush Kabashi në 77 – vjetorin e lindjes së tij
Teatër

Nderohet dhe përkujtohet aktori i madh Mirush Kabashi në 77 – vjetorin e lindjes së tij

25 April 2025
“Diamanti”, kryevepra e re e regjisorit Ozpetek, shfaqet në Tiranë
Teatër

“Diamanti”, kryevepra e re e regjisorit Ozpetek, shfaqet në Tiranë

16 April 2025
Një sukses i plotë i dramës rome
Teatër

Një sukses i plotë i dramës rome

8 April 2025
Opera “Rozafa”, premierë botërore në Universitetin e Arteve në Tiranë
Teatër

Opera “Rozafa”, premierë botërore në Universitetin e Arteve në Tiranë

5 April 2025
Teatri “Hadi Shehu” i Gjakovës mes lavdisë së dikurshme dhe sukseve të reja!
Teatër

Teatri “Hadi Shehu” i Gjakovës mes lavdisë së dikurshme dhe sukseve të reja!

28 March 2025
Një dramë ku shpalosen fatet dhe fatkeqësitë e një nëne!
Teatër

Një dramë ku shpalosen fatet dhe fatkeqësitë e një nëne!

26 May 2024
Postimi tjetër
Njerëzit e keqtrajtuar si fëmijë priren të kenë probleme me gjumin

Njerëzit e keqtrajtuar si fëmijë priren të kenë probleme me gjumin

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 8 maj ndër vite?

8 May 2025
Kek i shpejtë dhe i lehtë me limon – Ëmbëlsi magjike

Kek i shpejtë dhe i lehtë me limon – Ëmbëlsi magjike

8 May 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot relativisht i ngrohtë, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell

8 May 2025
Çfarë do të thotë kur një burrë të përqafon?

Çfarë do të thotë kur një burrë të përqafon?

8 May 2025
Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë

Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë

7 May 2025
Trepça merr fitoren pas tre çerekëve baras, e bën 1:1 serinë me Bashkimin

Trepça merr fitoren pas tre çerekëve baras, e bën 1:1 serinë me Bashkimin

7 May 2025
Çfarë loje e barabartë në “Minatori”, sërish barazohet rezultati në fund të pjesës së parë

Çfarë loje e barabartë në “Minatori”, sërish barazohet rezultati në fund të pjesës së parë

7 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu