
Një autobus që transportonte pelegrinët ra në një grykë të thellë në territorin federal verior indian të Jammu.


Në aksidentin e autobusit kanë mbetur të vdekur të paktën 21 persona ndërsa dhjetëra janë lënduar, thanë autoritetet, shkruan reuters.
Autobusi, i cili filloi udhëtimin në Kurukshetra në shtetin verior Haryana, u drejtua për në një tempull hindu në Jammu kur u rrotullua në grykë, tha një zëdhënës i policisë.

Një operacion shpëtimi ishte në vazhdim, tha zyrtari i policisë, duke shtuar se 40 persona të plagosur u pranuan në kolegjin shtetëror mjekësor në Jammu për trajtim, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, autoritetet indiane kanë nisur tashmë hetimet dhe shumë shpejt do të dali me rezultatet e para rreth aksidentit.