Shkruan : Blerim Valla
Se skenës teatrore në Gjakovë që moti i kishte munguar një shfaqje e mirë me tekst të mirë të ndonjë autori shqiptar, kjo u pa më së miri me shfaqjen mysafire, “Shtëpia e nënës Elena” e autorit Osman Goranci , me regji të Sevdije Ajetit, ku luajtën: Zeta Bahtiri, Valina Muçolli, Veton Osmani, Arlind Islami, e Suela Konjari, prodhim i EBI (eurobalkaninstitute) dhe Teatrit Dodona.
Shfaqje kjo që u mirëprit shumë mirë nga publiku i shumtë gjakovar.
Drama “Shtëpia e nënës Elena”, e autorit Osman Goranci, është një dramë sociale-familjare, ku shpalosen fatet dhe fatkeqësitë e jetës njerëzore, me personazhe që i hasim në përditshmërinë tonë.
Është një dramë – klithmë e një nëne, ku ajo mezi pret momentin të ikën nga kjo botë, e ku papritmas në jetën e saj futet dashuria.
Është një dramë apo më mirë thënë një thirrje e përhershme publike drejtuar familjeve dhe shoqërisë në përgjithësi, se të moshuarit janë pjesë e jona.
Nëna Elena, një intelektuale, profesoreshë universitare, që dikur kishte një jetë të lumtur me bashkëshortin e saj Adrin, poashtu profesor universitar, me të cilin ndërtojnë një shtëpi të madhe për ta dhe dy djemtë e tyre Lorin dhe Denin.
Mirëpo, ende pa i mbushur të pesëdhjetat Adri vdes nga infarkti, kurse nëna Elena vazhdon të punoj shumë në universitet, të kujdeset për familjen dhe të jetoj bashkë me dy djemtë, të cilët më vonë u martuan dhe krijuan familje.
Por, ma kaloimin e kohës, mu në atë shtëpi të madhe, asaj ia caktuan një dhomë të vogë, ku pos nipit të vogël më nuk e dëgjonte asnjëri!…
Aty ajo nuk kishte të drejtë si nënë, ose të kërkonte pak intimitet!…
Dhe, pasi për shkak të sëmundjes, tumorit në mushkëri, u pensionua para kohe, një natë, meqë nuk kishin kohë të kujdeseshin për të, djemtë i propozojnë ta dërgojnë në një shtëpi të re!… Në azil të pleqve!
Përkundër faktit se dikur fuqishëm besonte se shtëpia dhe familja janë vendi ku prindi mund të gjej dashuri dhe paqe, e mërzitur duke u ndier e vetmuar në shtëpi dhe familje, pas insisitmit të dy djemve të saj, nëna Elena vendos t’i dëgjoj dhe të vazhdoj jjetën që i ka mbetur në azilin për të moshuar.
Kështu, duke luftuar me sëmundjen, me vetminë dhe kujtimet nga e kaluara, kur jetonte me ndjenjën e paspjeguar të lumturisë në shtëpinë e madhe pranë fëmijëve, ajo gjatë gjithë kohës në azil qëndron ulur pranë dritareve, dhe duke u shoqëruar me vargjet e poetit Zhak Prever, me plot mall i shikon shtëpitë e lagjes, duke e paramenduar jetën e lumtur të familjeve në to.
Në këtë luftë, asaj i ndihmon edhe infermierja Laura, e cila mishërohet me të, dhe në çdo mënyrë mundohet ta largoj nga kthetrat e vetmisë.
Pos Laurës, pranë saj rri edhe Dioni rreth shtatëdhjetë vjeç, poashtu banor i azilit, i cili edhe dashurohet në nënën Elena.
Përmes dialogjeve të ndërthurura aq bukur dhe me takt të personazheve në këtë dramë, sikur që është nëna Elena, djali i saj Deni, pastaj Laura dhe Dioni, autori i dramës, “Shtëpia e nënës Elena”, dramarurgu i njohur Osman Goranci, padyshim njëri nga dramaturgët tanë më produktiv dhe më të mirë të pasluftës, provon të hyjë në psikologjinë e individit dhe të familjes, duke i përdorë si njësi që i pasqyrojnë shumësinë e ngjarjeve që kanë ndodhur dhe ende vazhdojnë të ndodhin edhe sot, në shumë rrethe familjare, jo vetëm në shoqërinë kosovare, por edhe kudo në botë.
Kështu, në këtë dramë, autori krijon dialogje të sakta mes përsonazheve duke u munduar t’i pasqyroj marrëdhënjet familjare që i kanë patur dikur dhe që i kanë sot në jetën e tyre.
Gjatë qëndrimit në azil për të moshuar, në luftë me tumorin dhe ndjenjen e vetmisë, edhe pse e dëshironte vdekjen, ngase do të shkonte në shtëpinë e përjetësisë nga e cila më askush më nuk do ta dëbojë, nëna Elena kishte shumë frikë të vdes e vetmuar, larg më të dashurve të saj.
Mirëpo, në momentet e fundit të jetës pranë saj qëndrojnë infermierja Laura dhe Dioni!… Dhe, vjen momenti kur para se t’i mbyllë sytë ajo kërkon nga Dioni që me karroce ta afroj tek dritaret, ku i lutet Zotit për mirëqenien e fëmijëve të saj, e më pas i mbyllë sytë!
Drama “Shtëpia e nënës Elena”, i Osman Gorancit, një tekst I jashtëzakonshëm që për temë ka trajtimin e të moshuarve të sëmurë në azil, por edhe fatin e nje gruaje intelektuale, e cila pas vdekjes së burrit te vet, nusja dhe djali nuk duan të jetojnë me atë dhe e detyrojnë të shkoj në azil të pleqve!
Regjisorja Sevdije Ajeti kishte arritur të bëj një lexim shumë të mirë të tekstit të Gorancit, duke i dhënë publikut nje shfaqje të mrekullueshme që thërret njerëzoren tek të gjithë ne!
Gjithashtu ky tekst i ndërthurrur me një filozofi të thellë jetësore të njëriut, na alarmon edhe për trajtimin shume të keq ndaj të të moshuarve nga ana disa familjarëve, në këtë kohë të pa kohë që edhe dashuria ndaj prrindërve ka interesin ose bëhet për interes të caktuar!
Regjisura e Sevdije Ajetit ishte ndërtuar mjeshtërisht me gjetje skenike e me mizanskena spontane e të qëlluara, pa ndonjë veprim të tepërt duke e konkretizuar mendimin e saj skenik, me gjetje intetesante skenike që e plotësonin dhe pazqyronin gjendjen e personazhit kryesor të cilin e solli me një lojë të bukur artistike Zeta Bahtiri (Elena), përmes mimikës, gjesteve, diksionit etj, duke na dhënë një rol ndër më të mirët në karrierën e saj.
Edhe personazhi i kujdestares mjekësore në interpretim të natyrshëm të Valina Muçollit, i jep ngjyrime jete shfaqjes, pasuruar sa me batuta, sa me poezi antologjike të Preverit.
Dyshja skenike Zeta Bahtiri dhe Valina Muçolli, në nivel aktrimi i kishin gjetur veprimet harmonike, në masë e pa patetikë.
Ato nxorën në pah karakteret e personazheve me nuanca të ndërtuara: gruan e vetmuar, intelektualen, sëmundjen dhe dashurinë për jetën, kujdesin, dashamirësinë duke i dhënë kuptim secilit veprim fizik apo të folur brenda karakterit. Edhe Veton Osmani (Dioni), me shumë sukses kishte realizuar një karakter interesant të një njeriu që do jetën deri në frymën e fundit.
Me gjeste e mimikë minimaliste dhe artikulim plot ndjenja shquhej shprehja e shkëlqyer interpretuese e V. Osmanit.
Si përplotësim i personazhit të Dionit vjen Vesa, në interpretim të Suela Konjarit, e cila sado në rol episodik tregoi atësitë e saja aktoreske, asthu si tregoi edhe Arlind Islami në rolin e Denit, djalit të nënës Elena.
Edhe muzika Agron Shalës, sikur skenografia e Jerina Hysaj si dhe kostumografia e Samka Ferrit, ishin në funksion të shkëlqyeshëm të lojës skenike.
Në fund më duhet të theksoj se drama “Shtëpia e nënës Elena”, i autorit Osman Goranci, relizuar nga regjisorja Sevdije Ajeti, dhe loja e bukur i të gjithë aktorëve në skenë, është një shfaqje që publikut në sallë u sjell emocione të fuqishme, si për teatrin ashtu edhe për njerëzoren.
Ndaj, edhe vlen të shikohet!…/InLajmi/