Një aksident trafiku mes 3 veturave ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi për InLajmin se nga ky aksident 2 persona kanë marr lëndime.
Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë 3 automjete, tha ajo.
Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut, tha Ahmeti./InLajmi/