Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se Qeveria e Albin Kurtit po vazhdon të veprojë vetëm me mendësinë e saj dhe mos të koordinohet me aletatët.
Haziri këtë deklaratë e bëri pas reagimit të DASH-it për aksionin në veri, teksa shton se qëllimi i Kurtit nuk ndryshon kurrë, veç metoda.
“Vetëm një ditë pas vizitës së ndihmëssekretares së shtetit, e cila foli për partneritet dhe bashkëpunim, kjo Qeveri vepron me mendësi të saj. Kurti ka ndryshuar në metodë, por jo në qëllimin e tij. Ai vazhdon të mbanë “hide agenda” para miqëve dhe vetë qytetarëve”, tha Haziri për GazetaBlic.
Sipas Hazirit, veprimet e kryeministrit Kurti janë duke e rrezikuar edhe më shumë Republikën e Kosovës.
“Agjenda populliste me pjesën në veri të lumit Iber në Mitrovicë, duhet me vazhdu me i mbulu dështime brenda e jashtë Kosovës. Po vazhdon me veprimet e tij, të rrezikojë më shumë Republikën, në emër të shtrirjes së sovranitetit. Çdo ditë e më shumë po humbë të drejtën me “qeverisë” sepse mënyra e administrimit pasi shkakton vetë kriza, është mendësi e tij”, tha Haziri.