Sindikata e Policisë së Kosovës ka votuar të dielën për shkarkimin e kryetarit Imer Zeqiri.
Për shkarkimin e tij, Zeqiri e kuptoi nga mediat.
Ai përmes një reagimi publik ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar për këtë takim, dhe se sipas tij është bërë qëllimisht për të pamundësuar pjesëmarrjen e tij.
“Unë nuk kam qenë i njoftuar për një takim të tillë, i bërë qëllimisht për të pamundësuar pjesëmarrjen time, dhe si i tillë është në kundërshtim me Statutin, si akti më i lartë juridik i Sindikatës së Policisë së Kosovës si dhe në kundërshtim me parimet etike e fisnike për një strukturë të tillë”, përcjell Telegrafi.
“Më vjen keq që Sindikata për të cilën kam bërë punë me shumë përkushtim dhe angazhim për të avancuar pozitën, mirëqenien dhe të drejtat e të gjithë pjesëtarëve të policisë, është kthyer në një mekanizëm të individëve për të realizuar interesa individuale, e që do të dëshmohet ndërkohë”.