Një aksident ka ndodhur në Gaziantep të Turqisë, ku si pasojë e këtij aksidenti mbetën 8 të vdekur dhe 11 të lënduar.
Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen “Islahiye” të Gaziantep të Turqisë, ku si pasojë kanë mbetur 8 të vdekur dhe të plagosur të shumtë.
Aksidenti përfshiu një përplasje kokë më kokë midis një kamioni betoniere dhe një minibusi pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay pranë lokalitetit Agabey.
Identiteti i viktimave, si dhe informacioni i targës dhe drejtuesit të minibusit nuk janë konfirmuar ende. Shërbimet e urgjencës, përfshirë zyrtarë shëndetësorë, xhandarmëri dhe zjarrfikëse, janë dërguar menjëherë në vendngjarje.
Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca të shumta, ndërsa të ndjerit janë dërguar në morg, transmeton Dukagjini.
Guvernatori i Gaziantepit, Kemal Çeber, konfirmoi numrin fillestar të viktimave, duke thënë: “Sipas informacioneve që kemi marrë në këtë moment, 8 qytetarë tanë humbën jetën në aksident dhe 11 u plagosën,” raporton Ilkha.
Shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet.