1915 – Përdorimi i gazit helmues në Luftën e Parë Botërore përshkallëzohet kur gazi i klorit lëshohet si armë kimike në Betejën e Dytë të Ypres. Beteja e Dytë e Ypres ishte përdorimi i parë masiv nga Gjermania i gazit helmues në Frontin Perëndimor. Ajo shënoi edhe herën e parë që një forcë e mëparshme koloniale (Divizioni i Parë Kanadez) mposhti një fuqi evropiane (Perandorinë Gjermane) në Evropë.
1930 – Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Franca, Italia, dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruajnë Traktatin Detar të Londrës që rregullon luftën detare dhe kufizon ndërtimin e anijeve ushtarake. Ratifikimet u shkëmbyen në Londër më 27 tetor 1930 dhe traktati hyri në fuqi në të njëjtën ditë. Ky Traktat është regjistruar në Serinë e Traktatit të Lidhjes së Kombeve më 6 shkurt 1931.
1937 – Lind në New Jersey, Jack Nicholson. Nicholson, është një aktor dhe regjisor amerikan, karriera e të cilit ka shtrirë më shumë se 60 vjet. Ai është i njohur për të luajtur një gamë të gjerë të roleve mbështetëse, përfshirë komedinë, romancën dhe portretizimet komike të errëta të anti-heronjve dhe karaktereve të mbrapshta. Disa nga filmat e tij janë, The Shinning, Batman, Wolf, The Departed, A Few Goodmen, etj