Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, beson se siç qëndrojnë gjërat tash për tash, ai dhe 3 kryetarët e komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq, do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.
“Sipas parashikimeve tona ne mendojmë që, megjithatë pritet të shihet të dielën në mbrëmje, sepse gjithçka është e mundur”, është përgjigjur Peci për KlanKosovën.
Peci këtë e ka thënë duke u bazuar në thirrjet e Listës Serbe për qytetarët serbë që të mos dalin në votimet e 21 prillit.
“Nuk mendoj që qytetarët serbë do të dalin në votime sepse siç e kemi parë në media, ata kanë bojkotuar zgjedhjet dhe kanë tërhequr anëtaret e tyre nga KQZ”.
“Nëse qytetarët serbë do t’i përgjigjen thirrjes se Listës Serbe për t’i bojkotuar zgjedhjet, atëherë mendoj që Lista Serbe ende ka ndikim ne veri”.