Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e nesërme, e mërkurja, të shpallet ditë zie në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore, përcjell InLajmi.
Osmani tha se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim.
Sot u vra një tjetër grua në Pejë nga bashkëshorti i saj, 4 ditë pas vrasjes së një gruaje nga ish-bashkëshorti në Ferizaj.
Postimi i plotë i saj:
Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!/InLajmi/