Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, përcjell InLajmi.
Ai u prit nga familjarët e Presidentit Rugova, bashkëshortja Fanë, e bija, Teuta, dhe nga i biri Ukë Rugova, me të cilët zhvilloi një bisedë vëllazërore për familjet, zhvillimet në Prishtinë e Tiranë, si dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Pa udhëheqës vizionar si ai, kombi ynë nuk do të kishte sot këtë realitet, theksoi Begaj.
Postimi i plotë i tij:
Në shtëpinë e Presidentit Rugova, misionarit paqësor që punoi për Pavarësinë e Kosovës “si pika e ujit që bën vendin në gur”.
Pa udhëheqës vizionar si ai, kombi ynë nuk do të kishte sot këtë realitet./InLajmi/