Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e të martës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës PACE, përcjell InLajmi.
Begaj falënderoi të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Tutje tha se tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar.
Postimi i plotë i tij:
Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës PACE.
Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar. /InLajmi/