Një aksident tragjik në Londër u ka marrë jetën 3 të rinjve dhe 2 të tjerë janë dërguar në spital. Ngjarja ndodhi në 23:26 të së dielës mbrëma pas raportimeve për një aksident.
Pesë të rinj, të gjithë rreth të 20-ave, u gjetën brenda automjetit, sipas Daily Mail.
Të 3 personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa 2 persona u dërguan menjëherë në spital, me një në gjendje kritike për jetën dhe tjetrin me lëndime jashtë rrezikut për jetën, shkruan Abcnews.al.
Polica ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.