Një rast me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë të dielën në mbrëmje, përcjell InLajmi.
Rasti për InLajmin është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Sheremet Elezaj zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të plumbave dhe se janë në kërkim të të dyshuarve.
Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë, tha ai.
Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit, shtoi Elezaj./InLajmi/