Pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli për një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Francës që që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale, vjen lajmi se kjo çështje do të kushtëzohet nga Parisi.
Rrjeti televiziv francez, BFM TV, duke cituar agjencinë AFP thotë se Dassault Aviation, prodhuesi francez i këtyre avionëve aktualisht po refuzon të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi. Operacioni, i cili do të sillej rreth një duzinë avionësh, mund të sjellë 3 miliardë euro, por Franca synon të marrë konfirmime mbi zhvillimet politike në Serbi përpara se të vulosë blerjen.
Tutje thuhet se Serbia po rrit blerjen e armëve, qofshin ato europiane, kineze apo ruse dhe se në dhjetë vjet, buxheti ushtarak serb është trefishuar, transmeton Gazeta10.
Nga viti 2012 deri në vitin 2023, buxheti ushtarak serb u trefishua, duke arritur në 1.4 miliardë euro. Më shumë se buxhetet e kombinuara të pesë vendeve të tjera të Ballkanit, shkruan mediumi francez.
Midis 2014 dhe 2023, Serbia shpenzoi 2.67 miliardë euro për blerjet e armëve – veçanërisht për të blerë sistemin kinez kundërajror FK-3, helikopterët rusë Mi-17 dhe Mi-35, si dhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore, Pantsir.