Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e vdekjes së aktores Shirine Morina ka ngushëlluar familjarët e saj dhe gjithë komunitetin artistik, përcjell InLajmi.
Rama tha se nga performancat e saj të jashtëzakonshme dhe të shumta në teatër, tek rolet memorabël në emisione të dashura në RTP dhe deri tek pranitë e saj të spikatura në seriale vendore, ajo shkëlqeu çdo herë.
Shirine Morina do të mbahet mend si një artiste e madhe e vendit, e cila ndriçoi skenën me talentin dhe pasionin e saj, shtoi ai.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Një yll i skenës u shua.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e aktores së mirënjohur të skenës së teatrit dhe ekranit, Shirine Morina. Ndajmë ngushëllimet më të sinqerta me familjarët e saj dhe me gjithë komunitetin artistik që ndjejnë këtë humbje të madhe.
Shirine ishte një aktore e madhe, e cila la një gjurmë në botën e artit tonë. Nga performancat e saj të jashtëzakonshme dhe të shumta në teatër, tek rolet memorabël në emisione të dashura në RTP dhe deri tek pranitë e saj të spikatura në seriale vendore, ajo shkëlqeu çdo herë.
Shirine Morina do të mbahet mend si një artiste e madhe e vendit, e cila ndriçoi skenën me talentin dhe pasionin e saj.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj./InLajmi/