Në prag të 25 vjetorit të ‘Masakrës së Poklekut’ vjen në një rrëfim ekskluziv për dokumentarin “Expose” ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Muqolli, i cili humbi të gjithë familjen në këtë masakër.
Ai rrëfen me detaje se çfarë ndodhi atë ditë dhe se si i gjetën trupat e familjarëve të masakruar dhe të djegur.
Muqolli tregon momentin kur mori vesh lajmin e rëndë dhe se si u ballafaqua me skenën e tmerrshme kur arrin në familje.
Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen momentin kur shkon në podrumin e shtëpisë dhe nga ‘tavani pikonte gjak’.
Ai shprehet jashtëzakonisht i zhgënjyer me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare ku për këtë të fundit thotë se e kanë fshehur këtë krim dhe nuk e kanë delegu në Hagë, përcjell Gazeta Blic.
Për këto e të tjera detaje ndiqni rrëfimin e plotë të ish-ushtarit të UÇK-së, Fadil Muqolli, dhënë për dokumentarin ‘Expose’.