Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në lidhje me vrasjen në Ferizaj tha se viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni, përcjell InLajmi.
Aliu tha se është tronditur nga lajmi kur ka ndodhur vrasja dhe plagosja në Ferizaj.
Ai tha se dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku shtoi se pret nga institucionet e drejtësisë pas hetimeve t’i japin dënim meritor dorasit.
Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës.
Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni.
Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional.
Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit.
Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës!
Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!/InLajmi/