Eksperti i Komunikacionit, Nol Dedaj ka thënë se ligji i ri i trafikut rrugor nuk është funksional dhe se së pari nevojitet vetëdijësimi i popullatës përmes mediumeve të ndryshme.
Dedaj shtoi se ‘fillimisht ndëshkimet’ nuk janë zgjidhje, dhe se është dashtë mesë pari vetëdijësimi, shpërndarja e fletushkave dhe pastaj hulumtimi i këtyre elementeve. Dhe kur përfundon 120 ditëshi të fillojë faza e ndëshkimeve . E Dedaj tha se faza e fundit i takon vlerësimit të njerëzve se a janë informuar plotësisht për ligjin e ri.
‘Nuk janë funksionale. Çfarëdo veprimi të bëhet me ligjin e ri të rregullave të trafikut është e domosdoshme të bëhet vetëdijësimi përmes mediumeve : televizioni, mediave të shkruara, radio etj. Pastaj të merret veprimi I shpërndarjes së fletushkave, pastaj hulumtimi I këtyre elementeve. Pasi përfundon 120 ditë të fillojë me ndëshkime. Dhe pastaj me ndërpre ndëshkimet, dhe me shiku a janë informuar njerëzit në vend’, tha Dedaj.
Madje Dedaj i ka bërë apel institucioneve vendore për krijimin e Agjensionit të Sigurisë dhe Institutit të Hulumtimeve, si të nevojshëm për komunikacionin rrugor në vend.
‘’Kërkojë nga Institucionet vendore të krijohet Agjensioni i Sigurisë dhe Instituti për Hulumtime. Ky i fundit ka detyrë të hulumtojë dhe të kalojë tek Agjensionin për marrjen e masave preventive. Se sa pika të zeza ka Kosova, asnjëherë nuk ka hulumtime’, shtoi ai.
E sa i përket situatës së komunikacionit hekurodhor, Dedaj tha se situata e hekurudhave në vend është e ‘mjerueshme’ dhe se nevojitet së paku digjitalizimi i trenave.
‘Treni më i ri në hekurudhat e Kosovës është i vitit 1970, por ka edhe të tillë që janë 1955. Ndërsa për hekurudhë, Kosova nuk i plotëson standardet evropiane. I vetmi shtet që nuk ka elektricitet. Hekurudha prej Elez Hanit e deri tek Prishtina, është bërë rikonstruktimi hekurudhor por nuk është bërë elektriciteti. Kostoja është e lartë për qarkullimin’, tha Dedaj.
Sa i përket aksidenteve që po ndodhin mes veturave dhe trenave qarkullues në vend, Dedaj tha se një faktor është infrastruktura rrugore jo e nivelit të mirë, përcjell Dukagjini.
‘Vetura ndalet në vendkalim të hekurudhave në qoftëse infrastruktura rrugore nuk është e nivelit të mirë. Aty ka edhe barriera prej shinave, prej binarëve. Edhe në qoftë se drejtuesi i automjetit hyn me shpejtësisë dytë ose tretë. Menjëherë si goditet, ndalet vetura. Është e mjerueshme’, tha Dedaj.