Njerëzit e ardhshëm që do të shkelin në Hënë do të ndeshen me një kopsht të gjelbër. NASA po planifikon që të mbjellë 3 lloje barishtesh të ndryshme në një serë hënore kur misioni i Artemis III të rikthejë njerëzit në Hënë. Lunar Effects on Agricultural Flora është 1 nga 3 eksperimentet që janë përzgjedhur për të shkuar në hënë në 2026.
Kjo është hera e parë që agjencia hapësinore amerikane do të provojë të rrisë bimë në hënë dhe mund të jetë një pikë kyçe për ushqimin e misioneve të ardhshme drejt gjithësisë.
Eksperimenti LEAF është dizenjuar nga Space Lab Technlogies në Kolorado për të testuar sesi bimët e ndryshme u rezistojnë kushteve hapësinore. Astronautët do të marrin me vete disa “dhomëza rritjeje”, secila me nga një lloj barishteje Brenda, shkruan Alsat.m
Kapsulat do të mbrojnë bimët nga rrezatimi i tepërt, drita e diellit dhe boshllëku i hapësirës duke u lejuar astronautëve të vëzhgojnë rritjen e tyre. NASA shpreson se tre bimët e përzgjedhura do të luajnë një rol të rëndësishëm në vendosjen e kolonive njerëzore përtej kufijve të Tokës.