Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, tha se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 198-të të Qeverisë, ka marrë vendimin përfundimtar lidhur me shpronësimin e pronave, për realizimin e disa projekteve, përcjell InLajmi.
Aliu tha se shpronësimi i pronave do të bëhet në: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë, Komuna e Gjilanit, për të vazhduar më tej me ndërtimin e autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek kalimi kufitar në Dheun e Bardhë.
Postimi i plotë i tij:
Në mbledhjen e 198-të të Qeverisë miratuam vendimet përfundimtare për shpronësimin e pronave për realizimin e Projektit:
Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë, Komuna e Gjilanit, për të vazhduar më tej me ndërtimin e autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri tek kalimi kufitar në Dheun e Bardhë./InLajmi/

















