Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar për ndarjen e 4 milionë eurove për ndërtim të shtëpive për komunitetet jo-shumicë në 4 komunat veriore, përcjell InLajmi.
’’Këto mjete do të shfrytëzohen për komunitretet pakicë në 4 komunat në veri të vendit. Thirrja do të bëhet publike shumë shpejt dhe do të ndërtohen shtëpi për persona që s’kanë pasur mundësi të ndërtojnë shtëpi dhe të jetojnë në veri të vendit”, tha Krasniqi.
Ministri ka shtuar se deri më tani kanë arritur të ndërtojnë 57 shtëpi në një thirrje tjetër, e cila nuk ka qenë e specifikuar vetëm me komunat në veri të vendit por në gjithë territorin.
“Do të përcaktohen kriteret për këto subvencione, do të hapet thirrja publike dhe do të përcaktohen edhe madhësitë e shtëpive dhe nga ajo do të kuptojmë edhe numrin e shtëpive që do t’i ndërtojmë”, theksoi ai.
Sipas tij, interesimi i lartë i aplikantëve e ka bërë qeverinë që të bëjë rindarjen e mjeteve./InLajmi/