• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kurti: Krenarë që çdo vit kemi më shumë studentë nga komunitete të ndryshme në universitete

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
29 March 2024
në Kosovë
0 0
0
Kurti: Krenarë që çdo vit kemi më shumë studentë nga komunitete të ndryshme në universitete
0
SHPERNDARJE
8
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndroi për vizitë në qytetin e Prizrenit, ku mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me studentët nga komuniteti romë, ashkali dhe egjiptianë, takim ky i cili u zhvillua në hapësirat e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, përcjell InLajmi.

Kryeministri Kurti fillimisht zhvilloi një takim me Rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, ku edhe u njoftua për punën dhe të arriturat e këtij Universiteti, teksa u shpreh se është i lumtur që ndodhet në qytetin e lashtë të Prizrenit nga i cili kanë dalur shumë intelektualë e artistë. Aty ai veçoi edhe të ndjerin Kujtim Paçaku si një nga studentët e dalluar, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në tryezën e diskutimit të pranishëm ishin edhe disa nga studentët që kanë përfituar nga bursat për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të cilat janë ndarë këtë vit, të realizuara në bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Vlen të theksohet së gjatë ditës së djeshme, është nënshkruar kontrata për fonde për Lendrit Çekun, egjiptiani i parë në Kosovë për studime doktorature.

Gjatë diskutimit me studentë kryeministri Kurti, veçoi edhe themelimin e Ekipit Ndërinstitucional gjatë vitit 2022, i cili ka për qëllim promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, krahas bursave që janë ndarë për studentë të arsimit të lartë dhe atyre të shkollave të mesme.

“Ne si Qeveri vlerësojmë diversitetin si pasuri për një shtet, jemi krenarë që çdo vit kemi më shumë studentë nga komunitete të ndryshme në universitetet tona publike dhe më shumë të diplomuar në tregun tonë të punës”, u shpreh kështu kryeministri Kurti gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë dhe të rejat nga komunitetet.

Ndërsa, Rektori i Universitetit të Prizrenit, profesor Mentor Alishani, u shpreh se komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian janë aset shumë i rëndësishëm i shoqërisë sonë dhe gëzojnë një prezencë të fuqishme në vendin tonë. Ai tha se në të gjitha programet studimore kemi studentë e bursistë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.

“Universiteti ynë ka qenë dhe do të jetë i hapur për të gjitha iniciativat dhe projektet që kanë për qëllim promovimin e vlerave të komunitetit që janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë”, shtoi tutje rektori, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti, pati mundësinë që të shohë nga afër edhe ambientet e Bibliotekës së këtij Universiteti./InLajmi/

Tags: Albin KurtiEgjiptianëUP-ja
Postimi i mëparshëm

Vuçiq: Serbia nuk do ta pranojë vendimin për ndalimin e dinarit

Postimi tjetër

Haradinaj: Koalicioni ynë parazgjedhor paraqet shpresë për qytetarët

Të ngjajshme Postime

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Koalicioni ynë parazgjedhor paraqet shpresë për qytetarët

Haradinaj: Koalicioni ynë parazgjedhor paraqet shpresë për qytetarët

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu