• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë

99 vite nga vdekja e Bajram Currit

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
29 March 2024
në Kulturë
0 0
0
99 vite nga vdekja e Bajram Currit
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Bajram Curri ka lindur në Gjakovë, më 16 janar 1862, ndërsa u nda nga jeta në Dragobi, më 29 mars 1925, shkruan InLajmi.

Bajram Curri ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane, politikan dhe aktivist shqiptar i cili luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, më vonë duke luftuar për Kosovën dhe inkorporimin në të pas Traktatit të Londrës në 1913. Pas vdekjes iu dha titulli Hero i Popullit Shqiptar.

U lind në Krushë të Madhe të Rahovecit derisa familja e tij po dërgohej në burg të Prizrenit. Currët njiheshin si zotní, titullin deri tek Bajrami e patën Agë. Kjo familje kishte me trashëgim titullin vojvodë për bajrakët Krasniqe, Nikaj e Mërtur.

Prej pjesëmarrjes së të atit më 1860 në një kryengritje në malësitë e Krasniqes kundër taksave të rënda dhe rekrutimit, i burgosën Currët në Gjakovë. Shaqir agë Curri ishte njeri i besuar i Abdullah pashë Drenit në Gjakovë, dhe, me sa duket, kishte luajtur rol në tagërmbledhjen dhe rekrutimin në krahinë. Ai ndihmoi Abdullah Pashën në sulmin kundër Mehmet pashë Maxharrit dhe u vra gjatë përleshjeve nga trupat e Lidhjes së Prizrenit.

Nga pozitat tradicionale të familjes në Malësinë e Gjakovës, si për kundërshtitë ndaj Kryezinjve, u emërua komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së fundmi kolonel në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës.

Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900, udhëheqës i lëvizjes në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Qe nënkryetar i klubit “Bashkimi” të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, dhe u bëri një qëndresë të fortë forcave osmane në Qafën e Morinës.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga tribunët popullorë që theu forcat osmane në Qafën e Prushit në korrikun e 1912, dhe në Fushë Kosovë. Me Hasan Prishtinën në krye, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup.

Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze.

Më 1914 mori pjesë në qëndresën kundër Revoltës së Shqipërisë së Mesme në Durrës. Po ashtu me Hasan Prishtinën, Ahmet Zogun dhe Isa Boletinin ishin organizatorë të kryengritjes antiserbe të vitit 1915. Me të hyrë ushtritë austriake në Gjakovë më 1916, shkoi në terren ku interesohet për rendin dhe qetësinë, dhe për zhvillimin arsimor.

Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe u bë një nga veprimtarët e saj kryesorë.

Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura.

Udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esadiste në Shqipërinë e Mesme dhe gjithashtu bashkëpunoi me Zogun kundër lëvizjes separatiste të Republikës së Mirditës.

I bezdisur nga krushqia e Zogut me Ceno Kryeziun dhe i nxitur nga Prishtina, Kruja dhe Dibra, mbajti qëndrim kundër forcimit të pozitave të Zogut në shtetin shqiptar.

Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë pesëditore Prishtina. Pas qeverive të dhjetorit dhe formimit të kabinetit Ypi, me min. të Brendshëm Zogun, iu dha titulli i kolonelit të nderit. E ngarkuan me ruajtjen e kufirit dhe me mbajtjen e rendit e qetësisë në kufirin perëndimor shqiptar të Kosovës. Në vend të kësaj, mblodhi qindra kosovarë rreth vetes, mori Pukën dhe po bëhej gati të marshonte drejt Shkodrës, bashkë me Elez Isuf Ndreun në marsin e 1922. Në krye të 2 mijë vetëve, Bajram Curri u ndal në Va të Dejës, ku kërkoi bisedime me qeverinë, por nuk vazhdoi pasi nuk mori besën e parisë shkodrane dhe për këtë e la të vetëm Ndreun.

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 bëri të mundur nxjerrjen fitues Avni Rustemin, falë ndërhyrjes dhe ndikimit të tij në prefekturën e Kosovës.

Përkrahu Lëvizjen e qershorit më 1924, duke nisur që më 24 maj fillimin e lëvizjes së armatosur me forcat e veta duke pushtuar Krumën si qendër e pref. së Kosovës. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë me Nolin, Prishtinën e Gurakuqin, të cilët i paraqitën Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur mbretëria jugosllave. Më pas, megjithëse kontribues në kryengritje, qeveria revolucionare e nxori në pension. Shpresonte që të përfaqësohej me njerëzit e vet në qeverinë e Nolit, dhe që sekretari i tij të bëhej ministër Arsimi, por Niman Ferizi u emërua prefekt i Beratit. U tërhoq në Dragobi, i prekur në sedër nga mosmirënjohja e mospërfillja.

Me Triumfin e Legalitetit në dhjetor të 1924 trupat e Zogut nuk u përballën me njerëzit e Currit. Letrat e Zogut, ku i shkruante për t’u larguar përkohësisht nga Shqipëria, Curri nuk i pranonte. Mes kërkesave të palës për mosprekjen e Currit dhe Kryezinjve që donin të merrnin hakun, Hasan bej Kryeziu si prefekt i Krumës mobilizoi xhandarët për ta ndjekur, deri atëherë kur u vetëvra më 29 mars 1925.

Varrimi i tij u bë në prani të autoriteteve shtetërore dhe sipas riteve fetare.

Më 1926 u vendos t’i jepej pension familjeve të Bajramit dhe të nipit, Hysni Currit, për shërbimin e tyre ushtarak. /InLajmi/

Tags: 29 marsBajram CurriVdekje
Postimi i mëparshëm

Kujton Masakrën e Belegut, Osmani: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri

Postimi tjetër

Rusia sulmon ndërtesat e energjisë së Ukrainës

Të ngjajshme Postime

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli
Libri

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale
Kulturë

Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

23 December 2025
“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”
Festival

“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”

17 December 2025
U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra 
Libri

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra

12 December 2025
Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu
Libri

Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

8 December 2025
Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri
Muzikë

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

6 December 2025
Postimi tjetër
Rusia sulmon ndërtesat e energjisë së Ukrainës

Rusia sulmon ndërtesat e energjisë së Ukrainës

Lajmet e fundit

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

26 December 2025
Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

26 December 2025
Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

26 December 2025
“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

26 December 2025
Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

26 December 2025
Katër vende gati për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë

Katër vende gati për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë

26 December 2025
Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

26 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu