Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, tha se Masakra e Izbicës na rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se në 25 vjetorin e këtij krimi makabër, familjarët, shoqëria dhe shteti ynë vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar deri sot dhe dënimin e kriminelëve përgjegjës. Asnjëherë nuk do të harrojmë.
Ai shprehu lavdi të përjetshme për 147 martirët e Izbicës.
Postimi i plotë i tij:
Masakra e Izbicës na rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë.
Në 25 vjetorin e këtij krimi makabër, familjarët, shoqëria dhe shteti ynë vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar deri sot dhe dënimin e kriminelëve përgjegjës. Asnjëherë nuk do të harrojmë.
Lavdi e përjetshme për 147 martirët e Izbicës! /InLajmi/