Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza për të lejuar shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmës mjekësore, duGazake thënë se dërgesat ajrore dhe detare ishin të mirëseardhura, por, sipas tij, jo të mjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave në rritje.
“Vetëm zgjerimi i vendkalimeve tokësore do të lejojë dërgesat e ndihmës në shkallë të gjerë për të parandaluar urinë”, është shprehur ai, përcjellë Klan Kosova.
Tedros shtoi se OBSH po mbështeste ngritjen e një qendre të stabilizimit të të ushqyerit në spitalin Kamal Adëan, në veri të Gazës, dhe si një e dytë në Rafah, për të trajtuar fëmijët që po përballen me kequshqyerje.