Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në fshatin Lushtë, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar për InLajmin konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se lëndime ka pësuar shoferi.
Rreth orës 14:50, është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Lushte- ka ndodhur një aksident trafiku me lendime e perfshire nje veturë civil me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar shoferi i cili ka kërkuar tretman mjekësor, tha Zahiti./InLajmi/