• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 20 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Blinken në Egjipt, për bisedime në përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
21 March 2024
në Bota
0 0
0
Blinken në Egjipt, për bisedime në përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza
0
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ndodhet në Egjipt të enjten për bisedime të përqendruara në përpjekjet për të siguruar një armëpushim në luftën Izrael-Hamas, lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare atje për të ndihmuar civilët palestinezë.

Programi i sekretarit Blinken përfshin takime të veçanta me zyrtarë egjiptianë dhe me përfaqësues nga Jordania, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shumë vende janë përfshirë në bisedime prej javësh në përpjekje që të dalin me një propozim të pranueshëm si për Izraelin, ashtu edhe për grupin militant Hamas.

Sekretari Blinken do të informojë udhëheqësit izraelitë për zhvillimet më të fundit, në vizitën e planifikuar për të premten në Izrael.

Sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit, sekretari Blinken do të diskutojë në Izrael “nevojën për të siguruar mposhtjen e Hamasit, duke përfshirë pjesëtarët e grupit në Rafah, në një mënyrë që mbron popullsinë civile, nuk pengon shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe avancon sigurinë e përgjithshme të Izraelit”.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar kundërshtimet ndaj planit të Izraelit për një sulm tokësor në qytetin Rafah, që shtrihet përgjatë kufirit ndërmjet Gazës dhe Egjiptit, për të cilin Izraeli thotë se është i nevojshëm për të përmbushur synimin e tij për mposhtjen e Hamasit dhe për të siguruar që grupi të mos kryejë një sulm tjetër si ai i 7 tetorit në Izrael.

Më shumë se një milion palestinezë janë strehuar në Rafah, shumë prej tyre pasi u larguan nga pjesë të tjera të Gazës në përpjekje për të gjetur strehë nga lufta.

Pentagoni tha se Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, diskutoi të mërkurën me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant, nevojën për të “shqyrtuar alternativa ndaj një operacioni të madh tokësor në Rafah”.

Sekretari Austin i tha ministri Gallant se Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin për të mposhtur Hamasin, thuhet në një deklaratë të Pentagonit. Të dy zyrtarët folën gjithashtu për nevojën për të mbrojtur civilët dhe për të “rritur urgjentisht rrjedhën e ndihmës në Gaza përmes rrugëve tokësore”.

Përveç numrit të të vrarëve në luftë, 1,200 në sulmin e Hamasit me 7 tetor ndaj Izraelit dhe afro 32,000 në kundërsulmin e Izraelit në Gaza, dërgimi i ndihmave humanitare në zonën e luftës për të ndihmuar palestinezët e uritur, është bërë një nga çështjet më të diskutueshme të konfliktit midis Izraelit dhe aleatëve të tij perëndimorë.

Sekretari Blinken filloi vizitën e tij në rajon në Arabinë Saudite, ku u takua të mërkurën me Princin e Kurorës Mohamed bin Salman dhe ministrin e Jashtëm Princin Faisal bin Farhan. Në takime u diskutua “nevoja urgjente për të mbrojtur të gjithë civilët në Gaza dhe për të shtuar menjëherë ndihmat humanitare për ata që kanë nevojë”, tha në një deklaratë Departamenti amerikan i Shtetit, shkruan VOA.

Sauditët njoftuan ndarjen e një ndihme prej 40 milionë dollarësh për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, për të mbështetur “përpjekjet e saj humanitare në Rripin e Gazës”.

Tags: Anthony BlinkenEgjiptGaza
Postimi i mëparshëm

Një pemë në Poloni me nofkën “Zemra e Kopshtit”, fiton konkursin e Pemës Evropiane të Vitit 2024

Postimi tjetër

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përjashtohet nga seanca e Kuvendit

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përjashtohet nga seanca e Kuvendit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përjashtohet nga seanca e Kuvendit

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu